МEDIAT DUHET TË RAPORTOJNË ME KUJDES

Shkup, 16 mars 2025 –Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele shpreh keqardhje të thellë në lidhje me tragjedinë në diskotekën në Koçan.

Duke qenë se kjo është një tragjedi në shkallë të gjerë me viktima njerëzore, Аgjencia u bën thirrje mediave që të jenë veçanërisht të kujdesshëm në raportim në mënyrë që të respektohet dinjiteti i viktimave dhe të mos shkaktohet dhimbje shtesë për familjet e tyre. Për këto arsye, informacioni që do të publikohet duhet të jetë i saktë dhe i verifikuar, dhe nëse nuk mund të konfirmohet ose është supozim, duhet të thuhet qartë.

Мdia me përgjegjësinë më të madhe duhet të  marrë parasysh ekulibrin ndërmjet të drejtës së publikut për t’u informuar dhe dhimbjes personale dhe pikëllimit dhe të shmang publikimin e skenave /fotografive/videove eksplicite nga ngjarja, pra të respektojë rreptësisht standartet profesionale dhe etike. Gjatë publikimit të përmbajtjeve të ndjeshme, duhet të shënohen me paralajmërim të përshtatshëm vizual dhe /ose paralajmërim akustik.

Njëkohësisht media duhet të përshtatë programin/njoftimet e përgjithshme dhe të transmetojë/publikojë përmbajtjen e duhur për ngjarje të tillë.