Shkup, 19 mars 2025 – Në lidhje me zjarrin tragjik në Koçan, në seancën e sotme, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka marrë vendim për dhënien e ndihmës financiare – donacion në shumë të përgjithëshme prej 1.500.000,00 (një milion e pesëqind mijë) denarë.
Donacioni është ndarë nga mjetet financiare të Agjencisë për vitin 2025, dhe do të realizohet përmes Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, destinuar në llogari të veçantë – Fond për solidaritet.