Shkup, 21 mars 2025 – Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dr. Zoran Trajçevski, dje në ambientet e Agjencisë, ka realizuar takim pune me delegacion e ambasadës së Republikës së Francës, udhëhequr nga ambasadori Kristof Le Rigoler.
Në fillim të takimit, ambasadori Kristof Le Rigoler shprehu keqardhjen e thellë për viktimat e zjarrit tragjik në Koçan dhe përcolli mesazhe dhembshurie dhe empatie të popullit francez në këto momente të vështira për qytetarët e Maqedonisë.
Në takim u diskutua për punën e rregullatorit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet, për zbatimin e legjislacionit maqedonas që është në përputhje me Direktivën për shërbimet mediatike audiovizuele të Bashkimit Evropian dhe nevojën për harmonizimin e mëtejshëm me aktet dhe standartet evropiane, si dhe për Kodin Zgjedhor në pjesën për media dhe për monitorimin e përfaqësimit mediatik të zgjedhjeve.
Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën përkushtimin e tyre për thellimin dhe intesifikimin e bashkëpunimit të përbashkët.