Shkup, 26 mars 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, sot mbajti takimin e parë publik për këtë vit, në të cilin drejtori Dr.Zoran Trajçevski bëri një pasqyrë të aktiviteteve të realizuara në përputhje me Planin vjetor të punës në tremujorin e parë.
Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë për aktivitetet lidhur me mbikëqyrjet e realizuara programore dhe administrative mbi transmetuesit, operatorët e rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe botuesve të medias së shkruar, si dhe masat e shqiptuara vërejtje publike për ato subjekte që kanë shkelur Ligjin për Media dhe Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Në takim u përmendën dhe aktivitete lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe evropian, procedurat e inicuara për heqjen e lejeve për transmetuesit, vendimet për heqjen dhe dhënien e lejes për transmetimin e programit, donacionin e dhënë prej 1.500.000 denarë për viktimat e zjarrit në Koçan dhe të tjera.
Prezantimi i aktiviteteve të realizuara në përputhje me Programin vjetor të punës për periudhën janar-mars 2025 është i disponueshëm në linkun.