Sqarim për kandidatët për Кonkursin е shpallur publik, për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, në zonën e komunës së Strugës

Shkup, 15 maj 2025 – Në lidhje me Vendimin për shpallje të konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, PA1 nr.08-153 datë 08.05.2025. (publikuar në „Gazetën Zyrtare të RMV-së“ nr.96/25 datë 14.05.2025) ju informojmë se:

–    Dokumentacioni i konkursit dhe formulari – Aplikimi për pjesëmarrje në konkursin publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, në zonën e komunës së Strugës, mund të merren në Arkivin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Pallati „Panko Brashnarov“, rr.„Makedonija” nr.38, Shkup, çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në orën 16:00;

–    Për dokumentacionin paguhet kompensim në shumë prej 60.000,00 (gjashtëdhjetë mijë) denarë në xhiro llogarin: 300000000618023, të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Banka depozitues: Komercijalna Banka AD Skopje;

–   Aplikimet e kandidatëve që nuk do të paguajnë kompensimin e dokumentacionit, të cilat do të dorëzohen pas përfundimit të afatit të fundit, aplikimet e pakompletuara (të cilat nuk do t’i përmbajnë të gjitha dokumentet dhe shtojcat sipas Aplikimit), aplikimet e plotësuara gabimisht, si dhe aplikimet që nuk do të dorëzohen në 2 (dy) kopje (origjinale dhe kopje), nuk do të shqyrtohen.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve për Konkursin publik është deri me datë 14.07.2025 (e hënë).



Accessibility

Accessibility