Analizë për përcaktim të arsyetimit për lehtësime tatimore për transmetuesit rajonalë dhe lokalë

Shkup, 21 maj 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka përgatitur Analizë për përcaktim të arsyetimit për lehtësime tatimore për transmetuesit rajonalë dhe lokalë me qëllim për të përcaktuar çfarë masa  mbështetje janë të nevojshme  të  implementohen për të nxitur zhvillimin dhe forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike të transmetuesve rajonalë dhe lokalë, duke filluar kryesisht nga roli i tyre kyç për të siguruar pluralizëm mediatik dhe zhvillim të proceseve demokratike në shoqëri.

Përgatitja e këtij dokumenti është parashikuar në Planin Strategjik të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, i cili përfshin periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2028.

Të dhënat për punën ekonomike të transmetuesve rajonalë dhe lokalë (të ardhurat në total, struktura e të ardhurave dhe rezultati financiar i punës së realizuar  në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2023) që janë përdorur në analizë, u sigurua nga vetë transmetuesit (në kuadër të përmbushjes së detyrimit nga neni 15 të Ligjit për Media, sipas të cilit janë të detyruar më së voni deri më 31 mars çdo vit regullatorit t’i dorëzoj të dhëna, në formular të veçantë të përcaktuar nga Agjencia), dhe vlefshmëria e tyre është kontrolluar me të dhënat në llogaritë përfundimtare të transmetuesve.

Аnaliza mund të ndërmerret në linkun e mëposhtëm.

 



Accessibility

Accessibility