Shkup, 27 qershor 2025 – Me qëllim rritjen e transparencës të pronësisë së medias, përkatësisht për t’i ofruar publikut qasje të lehtë dhe direkte mbi të dhënat për personat fizik dhe juridik që janë pronar të mediave, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka përpiluar raport mbi Pronësinë e Medias për vitin 2025.
Raporti përmban të dhëna mbi pronarët e televizioneve, radiostacioneve dhe botuesve të mediave të shtypit, përkatësisht personave juridikë dhe fizikë vendas dhe të huaj që paraqiten si pronarë të drejtpërdrejtë ose indirekt të mediave.
Raporti mbi Pronësinë e Medias për vitin 2025 është i disponueshëm në linkun vijues.