Është konstituar Këshilli i ri i ASHMA-së

 Shkup, 03 korrik 2025 – Anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 24 qershor 2025, mbajtën sot një seancë konstitutive. Në seancë, në pajtim me Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Rregulloren e Punës së Agjencisë, u zgjodhën kryetari dhe zëvendës kryetari. Për kryetar është zgjedhur Sasho Stefanovski, ndërsa për zëvendës kryetar është zgjedhur Zirjeta Hajro Jajaga.

 Në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele përveç Sasho Stefanovski dhe Zirjeta Hajro Jajaga, bëjnë pjesë edhe Afrona Vrzivolli, Viktor Pavllovski, Gordana Majnova, Petar Xhurovski dhe Cvetanka Minovska.

 



Accessibility

Accessibility