Seancë e hapur publike të Draft-udhëzimit për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit për përcaktim të afatit për veprim sipas aktvendimeve të Agjencisë për ndërmarrjen e masës

Shkup, 7 korrik 2025г. – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka hapur seancë publike për Draft-udhëzim për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit për përcaktim të afatit për veprim sipas aktvendimeve të Agjencisë për ndërrmarjen e masës.

Ndryshimi dhe plotësimet e Udhëzimit rrjedhin nga ndryshimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele nga viti 2023 dhe ndryshimet në Ligjin për Media nga viti 2025. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që në Udhëzim të përcaktohen afatet për veprim sipas masave vërejtje publike për subjektet e reja (mediat online-internet portaleve dhe ofruesve të shërbimit të platformës për ndarjen e videove). Janë shtuar gjithashtu dhe afate për dispozitat e reja të LSHMAAV për sigurimin e qasjes në përmbajtjet për personat me pengesa dhe mbrojtjen e të dhënave personale të personave të mitur,  si dhe është  propozuar harmonizimi i kohëzgjatjes së afateve për të gjitha subjektet.

Аgjencia i fton mediat online-internet portalet, ofruesit e shërbimeve të platformës për ndarjen e videove, operatorët e rrjetit publik të komunikimit elektronik, të gjithë  transmetuesit dhe palët e interesuara,  me mendimet dhe sugjerimet e tyre, të  marrin pjesë në seancën publike dhe të njëjtat me shkrim t’i dërgojnë  në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.

Seanca publike do të zgjasë 60 ditë, dhe përfundon më 4 shtator 2025.



Accessibility

Accessibility