Njoftim për hapjen publike të aplikimeve për pjesëmarrje në konkursin publik

Shkup 09 korik 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në seancën e 18-të  mbajtur më 24.04.2025,  miratoi Vendim për shpalljen e konkursit publik për dhënien e licencës për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, në zonën e Komunës së Prilepit PA1 nr.08-140 datë 25.04.2025 (publikuar në „Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“, nr.91/25 datë 07.05.2025).

– Afati i fundit për dorëzimin e  aplikimeve për pjesëmarrje në konkursin publik ishte deri më 07.07.2025.

– Aplikimet e paraqitura në këtë konkurs, në përputhje me pikën 13 të  vendimit të  lartpërmendur, duhet të hapen publikisht një javë pas skadimit të afatit për paraqitjen e tyre.

Hapja publike e aplikimit të dorëzuar për pjesëmarrje në konkursin publik të  lartpërmendur, do të mbahet me datë 15.07.2025 (e martë) në orën 11:00, në selinë e Agjencisë, Pallati „Panko Brashnarov“,  rr.„Мakedonija“ nr.38, Shkup.



Accessibility

Accessibility