Shkup, 09 korrik 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të gazetarëve të televizionit Alsat-М, të cilët dokumentuan sot zjarrin në deponinë e mbeturinave në Vizbegovë.
Siguria e gazetarëve përfaqëson një parakusht thelbësor për informim profesional dhe të pavarur, e cila nga ana tjetër është themeli i të drejtës së qytetarëve për t’u informuar saktë, në kohë dhe objektivisht.
Është thelbësore që gazetarët të kenë mundësinë të kryejnë lirishit dhe në mënyrë të sigurt detyrat e tyre profesionale në interes të publikut, dhe dhuna ndaj punonjësve të medias, në çdo formë, është absolutisht e papranueshme dhe duhet të sanksionohet qartë.