Shkup, 7 tetor 2025 – Аgjencia për Shërbime mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon ashpër gjuhën me të cilën kryeredaktori i „burevеsnik.info“ Zoran Bozhinovski e përdor në postimet e tij në rrjetin social Facebook, drejtuar gazetarëve.
Shprehjet që Zoran Bozhinovski i ka përdorur prej kohësh janë jashtëzakonisht vulgare dhe të padenja për çdo komunikim publik. Qëllimi i tyre i vetëm është të sulmojnë brutalisht, diskreditojnë dhe poshtërojnë punonjësit e medias.
Në postimet e tij nuk ka argumente – ka vetëm fyerje dhe shpifje, të cilat shkelin drejtpërdrejt standardet etike dhe normat profesionale që janë baza e funksionimit të medias demokratike. Një qëndrim i tillë është në kundërshtim të plotë me parimet themelore të komunikimit publik të mirë dhe të përgjegjshëm.
Vazhdimisht duke mos respektuar dinjitetin e gazetarëve, Bozhinovski kontribuon në krijimin e një mjedisi armiqësor, i cili lehtë mund të çojë në presion, frikësim, gjuhë urrejtjeje dhe në rastet më të rënda, dhunë fizike.
Agjencia e dënon ashpër këtë sjellje dhe u bën thirrje të gjithë palëve të interesuara në sferën publike të marrin përgjegjësi, të tregojnë vetëdije për rëndësinë e veprimeve të tyre dhe të përmbahen nga përdorimi i gjuhës që shërben vetëm për të fyer, përçmuar dhe nxitur urrejtje ndaj punonjësve të medias.