Raport nga mbikëqyrja e përfaqësimit mediatik zghedhor të TV Gurra

Shkup 7 tetor 2025 – Gjatë monitorimit të përfaqësimit mediatik zgjedhor të programit të TV Gurra, më 30 shtator, 2, 3 dhe 4 tetor 2025, gjatë raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale 2025, Agjencia arriti në përfundimin se në disa orë reale të transmetimit të programit, u tejkaluan limitet e lejuara për reklamim politik me pagesë, gjë që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Me transmetimin e reklmimit të paguar politik të Koalicionit VLEN, TV Gurra i tejkaloi limitet e lejuara prej mëshumë 4 minuta (240 sekonda) në një orë reale për dy partitë më të mëdha politike nga pozicioni që fitoi më shumë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Me transmetimin e reklmimit të paguar politik të Koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI,  janë tejkaluar kufijtë e lejuar prej më shum 4 minuta (240 sekondash) për dy partitë më të mëdha politike të opozitës që fituan më shumë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Raportin nga monitorimi i përfaqësimit zgjedhor të TV Gurra mund ta gjeni në linkun.



Accessibility

Accessibility