Shkup, 8 tetor 2025 – Gjykata Themelore Civile Shkup, më 3 tetor 2025, solli Vndim me të cilën si të pa bazë e hodhi posht propozimin e padisë të partisë politike e Majta kundër Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për lëshimin e masës së përkohshme me të cilën ASHMA-së do ti ndalohet: drejtuar mediave komerciale ta dërgoje Udhëzimin për transmetuesit për Zgjedhjet lokale 2025, ndërsa drejtuar Komisionit Shtetërot Zgjedhor – ta dorëzoje raportin për reklamim të paguar plitik (RPP), në bazë të cilës KSHZ i shpërndan dhe i paguan mjetet për RPP.
Agjencia e miratoi Udhëzimin me të vetmin qëllim për të siguruar kahje të qarta dhe precize për transmetuesit gjatë zbatimit të nenit 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor, i cili e rregullon ndarjen e kohës për RPP. Përmbajtja e Udhëzimit është e kushtëzuar në mënyrë strikte nga dispozitat e Kodit Zgjedhor, i cili në mënyrë eksplicite e përshkruan numrin për RPP, shpërndarja e tyre dhe subjektet ndërmjet të cilëve shpërndahet. Agjencia nuk ka as mundësinë, as autorizim që të dal jasht nga këto korniza, për të dhënë të drejta më të mëdha se ato të parashikuara, ose për të përcaktuar rregulla të ndryshme nga ato të përcaktuara nga Kodi.
E Majta është parti parlamentare me grupin e vetë parlamentar dhe sigurisht e di që Kodi zgjedhor mund të ndryshohet vetëm në Parlament, ku deputetët mund të paraqesin propozime për ndryshimin e tij.
Edhe pse këto fakte janë të njohura mirë për udhëheqësin e së Majtës, ai i injoron ato vazhdimisht dhe qëllimisht, duke përdorur çdo mundësi të mundshme për sulme verbale ndaj Agjencisë. Parasegjithash ai përdor shprehje jashtëzakonisht vulgare, përçmuese dhe të papërshtatshme për një figurë publike dhe një përfaqësues i një partie politike. Kjo sjellje është tashmë një praktikë e njohur, e njëjta strategji sulmi u përdor nga udhëheqësi i së Majtës gjatë zgjedhjeve të mëparshme, kur Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë iniciativat e paraqitura prej tij kundër Udhëzimeve të atëhershme për Transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024.
Pavarësisht sulmeve të tilla të vazhdueshme dhe të pabaza, Agjencia mbetet konsistente me qëllimin e saj të vetëm – respektimin dhe zbatimin e zgjidhjeve ligjore.