Raport i përgatitur për përfaqësimin mediatik parazgjedhor nga 10 gushti deri më 28 shtator 2025

Shkup7 tetor 2025 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele përgatiti raport nga mbikëqyrja e transmetuesve në periudhë nga shpallja e zgjedhjeve deri në fillimin e fushatës për Zgjedhjet Lokale, përkatësisht nga 10 gushti deri më 28 shtator 2025.

Me monitorimin jan përfshirë nëntë televizione kombëtare – MRT 1, MRT 2, TV Alsat-M, TV Alfa, TV Kanal 5, TV Sitel, TV Telma, TV 21-M dhe TV 24 Vesti. Theksi u vu në edicionin qendror të lajmeve, si dhe në emisione të posaçme informative (intervista, debate, përballje) dhe në programe të tjera informative që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet.

Gjetjet nga monitorimi treguan se gjatë kësaj periudhe nuk u vunë re shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Gjatë gjithë periudhës zgjedhore, nga 10 gushti deri më 28 shtator 2025, në lajmet e televizioneve të analizuara në nivel shtetëror pati pak artikuj informues (lajme/seri lajmesh/reaporte) kushtuar Zgjedhjeve të ardhshme Lokale.

Mediat në përgjithësi i përmbaheshin parimit të raportimit objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve me trajtim të barabartë të pikëpamjeve dhe opinioneve të ndryshme, duke i lejuar audiencës të formonte lirisht një opinion mbi ngjarjet dhe çështjet individuale.Përjashtim bënin dy televizione. TV Alfa nuk e respektoi këtë parim nga aspekti kuantitativ (kohëzgjatja e ndarë) dhe kualitativ (përmes kornizave dhe toneve pozitive në lajmet dhe intervistat për partinë politike VMRO-DPMNE dhe Qeverinë dhe toneve dhe kornizave negative në lajmet për partinë politike LSDM), ndërsa TV Alsat-M nuk e respektoi këtë parim në mënyrë të vazhdueshme për shkak të tonit dhe kornizave negative për partinë politike BDI në shtojcat e lajmeve.

Shërbimi Publik i Radios, përmes informacioneve të rregullta (lajme/raporte/njoftime) nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përmbushi detyrimet e tij për të informuar rreth procesit zgjedhor. Shërbimet programore televizive të Shërbimit Publik të Radios, gjithashtu, transmetuan emisione debati, megjithatë, jo për përballjet midis partive më të mëdha politike nga qeveria dhe opozita siç përcaktohet në nenin 76-a paragrafi 11 të Kodit Zgjedhor, por me analistë politikë, të cilët analizuan sondazhet e kryera në lidhje me Zgjedhjet Lokale midis popullsisë në disa qytete në Maqedoni në MRT 1, ose retorikën parazgjedhore të VLEN dhe BDI në MRT 2.

Disa televizione komerciale bënë gjithashtu përpjekje për të analizuar Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 përmes emisioneve speciale lajmesh (intervista, debate dhe programe të tjera lajmesh). Intervistat u transmetuan nga TV Alfa, Kanal 5, TV 21-M, TV Sitel dhe TV 24 Vesti, ndërsa debatet u organizuan nga TV 24 Vesti, TV Telma dhe TV 21-M.

Raportin e përgatitur për përfaqësimin mediatik parazgjedhor nga 10 gushti deri më 28 shtator 2025 mund ta gjeni në linkun.



Accessibility

Accessibility