Shkup, 13 tetor 2025 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele rikujton transmetuesit se në përputhje me Kodin zgjedhor, sondazhet e opinionit publik në lidhje Zgjedhjet lokale 2025 mund të publikohen jo më vonë se pesë ditë para datës së caktuar për mbajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve, pra jo më vonë se në orën 24:00 me datë 13 tetor 2025.
Gjatë publikimit të rezultateve nga sondazhi i opinionit publik lidhur me pjesëmarësit procesin zgjedhor, mediat janë të detyruara të japin të dhëna për emrin e porpositësit i cili e ka kërkuar dhe e ka paguar sondzhi, insitucioni që e ka realizuar sondazhin, institucioni që e ka realizuar, metodologjia e aplikuar, madhësia dhe struktura e e egzempalrit të sondazhit dhe periudha e zhvillimit të sondazhit.
Rezultatet e sondazheve të opinionit publik të kryera në ditën e zgjedhjeve nuk mund të publikohen para mbylljes së qendrave të votimit.