Shkup, 17 tetor 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele njofton transmetuesit se fushata zgjedhore për rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale zgjat deri në ora 24:00 të datës 17 tetor 2025. Nga 18 tetor deri në orën 19:00 të datës 19 tetor, vlejnë rregullat për heshtje zgjedhore.
Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.
Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çdo informacioni, fotografi, materiali audio dhe audiovizual, në lidhje me pjesëmarrës ose përfaqësues në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është i hapur ose i fshehtë në funksion të ndonjë fushate dhe që mundë të ndikojë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjektit politik dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e zgjedhjeve; si dhe deklarata nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e qeverisë.