Dy procedura të tjera kundërvajtëse për mosrespektim të heshtjes zgjedhore

Shkup, 20 tetor 2025 – Për shkak të shkeljes së heshtjes zgjedhore në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale 2025, dhe në lidhje me raportet nga monitorimi i kryer mbi prezantimin mediatik zgjedhor, Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme të 15-të, ka vendosur inicimin e procedurës kundërvajtëse kundër TV 24 Vesti dhe TV Vistell.

Më 19 tetor, të dy stacionet televizive, gjatë kohës së raportimit të ditës së dytë të heshtjes zgjedhore, transmetuan deklaratat e Ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, bartës i funksionit të organi qeveritar. ТV Vistell në dy raste ka transmetuar pres-konferencë (konferencë për shtyp) të Ministrit Toshkovski ndërsa TV 24 Vesti në Lajmet e orës 10 ka transmetuar deklaratë të të njëjtit ministër.

Raporti i mbikëqyrjes mbi prezantimin mediatik zgjedhor të TV 24 Vesti është i disponueshëm në link.

Raporti i mbikëqyrjes mbi prezantimin mediatik zgjedhor të TV Vesti është i disponueshëm në link.



Accessibility

Accessibility