Shkup, 27 tetor 2025 – Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dr. Zoran Trajçevski, sot në ambientet e Agjencisë realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës në vend, H.Е. z. Кristof Le Rigoler.
Në kuadër të takimit, bashkëbiseduesit biseduan për disa çështje në fushën e rregullimit mediatik, me theks të veçantë në rritjen e prezencës së përmbajtes audiovizuele franceze në stacionet televizive që ritransmetohen në vend, si dhe për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me kornizën ligjore evropiane, veçanërisht në pjesën e Aktit të Shërbimeve Digjitale (Digital Services Act – DSA).
Në takim u bisedua dhe për domosdoshmërinë e ndryshimeve dhe harmonizimit të Kodit Zgjedhor, të cilat do të kapërcenin mangësitë ekzistuese dhe do të pasqyronin gjendjet bashkëkohore në kontekstin zgjedhor dhe mediatik.
Në fund të takimit, drejtori Trajçevski dhe ambasadori Le Rigoler konfirmuan angazhimin për të thelluar dhe intensifikuar bashkëpunimin midis Agjencisë dhe Ambasadës franceze.