Shkup, 27 tetor 2025 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele u kujton transmetuesve se sot është afati i fundit për publikimin e rezultateve të sondazheve të mendimit publik për rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale 2025.
Në përputhje me Kodin Zgjedhor, аnketat e opinionit publik në lidhje me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor mund të publikohen jo më vonë se pesë ditë para datës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve për rrethin e dytë të votimit, përkatësisht jo më vonë se ora 24:00 më 27 tetor 2025.
Rezultatet e anketave të opinionit publik të realizuara në ditën e zgjedhjeve nuk mund të publikohen para mbylljes së vendeve të votimit.