Shkup, 3 nëntor 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele ka publikuar Raportin mbi prezantimin mediatik zgjedhor në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale 2025, për periudhën nga data 29 shtator deri më 17 tetor 2025.
Мonitorimi përfshiu 11 shërbime programore kombëtare – RTM 1; RTM 2; Kanali i Kuvendit i RTM; ТV Alsat-М; ТV Alfa; ТV Kanal 5; ТV Sitel; ТV Telma; ТV 24 Vesti; ТV Kompani 21-М dhe TV Shenja nga ku fokusi i analizës ishte vënë në format e prezantimit mediatik zgjedhor. Për shërbimet e tjera programore u veprua në bazë të parashtresave.
Për Zgjedhjet lokale, në zgjedhje morën pjesë deri në 153 pjesëmarrës dhe u tregua se çdo proces i ardhshëm zgjedhor është bërë gjithnjë e më i vështirë, në mos e pamundur, me çdo proces zgjedhor pasues për të përmbushur plotësisht parimin e barazisë dhe proporcionalitetit në raportim, sepse koha në lajme është e kufizuar dhe kapacitetet teknike dhe të personalit, edhe të stacioneve më të mëdha televizive nuk janë mjaftueshëm të mëdha për të mbuluar të gjithë kandidatët për sa i përket mbulimit mediatik.
Gjatë kohës së fushatës zgjedhore në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale nuk u konstatuan shkelje të Kodit Zgjedhor nga ana e radiodifuzerëve. Shkelje u konstatuan vetëm gjatë kohës së heshtjes zgjedhore nga ana e 4 radiodifuzerëve.
Në lidhje me balancin në emisionet ditore informative (ТV lajme/ditore), të gjitha mediat e analizuara në përgjithësi raportuan në mënyrë neutrale për pjesëmarrësit në zgjedhje.
Dhjetë shërbime programore televizive transmetuan intervista me pjesëmarrës në fushatën zgjedhore. ТV Alsat-М dhe TV Sitel intervistat i transmetuan në emisionet informative ditore, ndërsa Sitel, përveç 10 intervistave me tema zgjedhore në lajme ka transmetuar dhe 13 intervista në emisione të tjera. Më shumë intervista transmetuan ТV Alsat-М (gjithsej 30), ТV Alfa (29), RTM 1 (28), ТV Sitel (23), ТV Telma (15), ТV Shenja (13) dhe TV 24 Vesti (12). Përveç ТV Sital, të gjitha stacionet televizive të analizuara transmetuan debate. Më shumë debate kishte në ТV24 Vesti (24) dhe në TV Telma (24), të ndjekur nga RTM 1 (17), ТV Kanal 5 (13) dhe RTM 2 (11).
Shërbimi publik radiodifuziv dhe stacionet televizive kombëtare që transmetuan reklamim të paguar politik përmbushën detyrimin ligjor për të ofruar informacion në mënyrë të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar shqisore përmes – një edicioni lajmesh çdo ditë dhe një edicioni të emisioni informativ aktual në javë.
RTM 1, RTM 2 dhe Kanali i Kuvendit përmbushën detyrimin nga Kodit Zgjedhor dhe kandidatëve u ofruan mundësinë për përfaqësim politik papagesë. Raporti mbi prezantimin mediatik zgjedhor në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale 2025 është i disponueshëm në ueb-faqen e ASHMA-së në linkun.