Shkup, 5 nëntor 2025 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele përgatiti Raport mbi reklamimin e paguar politik nga transmetuesit gjatë rethit të parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2025, nga 29 shtatori deri më 17 tetor 2025.
Të dhënat në Raport u morën nëpërmjet mbikëqyrjes së transmetimit të reklamimit të paguar politk dhe u verifikuan gjithashtu nëpërmjet procedurës së konfirmimit të raporteve mbi shërbimet e ofruara nga transmetuesit.
Nga 75 transmetues (33 TV dhe 42 RA) të regjistruar në Regjistrin e KSHZ-së për transmetimin e reklamimit të paguar politik (RPP) për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, në rethin e parë të fushatës zgjedhore, gjithsej 68 kanë lidhur marrëveshje me pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore – 33 televizione dhe 35 radio.
Raporti për reklamim të paguar politik i transmetuesve për rethin e parë nga fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025 mund ta merni në këtë link.