Shkup, 6 nëntor 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në përputhje me detyrimin nga neni 76-d paragrafi (8) të Kodit Zgjedhor, drejtuar Komisionit shtetëror zgjedhor i dorëzoi Raportin për reklamim të paguar politik nga radiodifuzerët gjatë kohës së rrethit të parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale, nga data 29 shtator deri më 17 tetor 2025.
Të dhënat në Raport u morën nëpërmjet monitorimit nga transmetimi i reklamimit të paguar politik të radiodifuzerëve dhe plotësuese u verifikuan gjatë procedurës së konfirmimit të raporteve mbi shërbimet e realizuara të radiodifuzerëve.
Nga 75 radiodifuzerë (33 ТV dhe 42 RA) të regjistruar në Regjistrin e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve për transmetim të reklamimit të paguar politik (RPP) për Zgjedhjet lokale 2025, në rrethin e parë të fushatës zgjedhore, gjithsej 68, nënshkruan kontratë me pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore – 33 televizione dhe 35 radio.
Në 33 televizione u transmetuan gjithsej 377 orë 20 minuta dhe 10 sekonda, ndërsa në 35 radio u transmetuan gjithsej 185 orë 17 minuta dhe 43 sekonda reklamim i paguar politik. Gjithsej në të gjitha stacionet televizive dhe radio u transmetuan RPP prej 562 orë 37 minuta dhe 53 sekonda.
Nga 9-të televizionet kombëtare që nënshkruan kontrata për transmetim të RPP, vëllim më të madhë të kohës për reklama kishte Kanal 5 (41 orë, 7 minuta dhe 53 sekonda), Аlsat-М (34 orë, 54 minuta dhe 29 sekonda) dhe Kompani 21-М (27 orë, 3 minuta dhe 57 sekonda). Të 4 radiot kombëtare nënshkruan kontrata për transmetim të RPP, ndërsa kohëzgjatje më të madhe për reklama kishte Antena 5 (14 orë, 8 minuta dhe 27 sekonda) dhe Kanal 77 (9 orë, 49 minuta dhe 40 sekonda).
Kohë më të madhe për RPP të radiodifuzerëve është marë me qira nga Kolacioni Maqedonia Juaj udhëhequr nga VMRO-DPMNE (189 orë 39 minuta dhe 20 sekonda), Кoalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim-AKI udhëhequr nga BDI (119 orë 5 minuta dhe 50 sekonda), Кoalicioni për Zgjedhjet Lokale 2025 udhëhequr nga SDSM (109 orë 25 minuta dhe 5 sekonda) dhe Koalicioni Vlen (76 orë 42 minuta dhe 2 sekonda).
Raporti për reklamim të paguar politik nga radiodifuzerët për rrethin e parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2025 është i disponueshëm në ueb faqe të ASHMA-së në link.