Ditë të Hapura të Arsimimit Mediatik 2025

 Shkup, 17 nëntor 2025 – Nga sot deri më 24 nëntor, në organizim të Rrjetit për Arsimim Mediatik, për herë të shtatë do të mbahen Ditët e Arsimimit Mediatik 2025. Anëtarët e Rrjetit dhe mbështetësit e tyre do të organizojnë më shumë se njëzet evente në lokacione të ndryshme në të gjithë vendin, dhe disa evente do të mbahen edhe online. Në këtë mënyrë, vendi ynë i bashkohet Javës Globale të Arsimimit Mediatik dhe Informativ të UNESCO-s.

Në konferencën e sotme për Arsimim mediatik 2025 UE – Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Delegacioni i Unionit Evropian”, drejtori i ASHMA-së, dr. Zoran Trajçevski, theksoi se “këtë vit, nën moton: ” Ti e di, tjetri nuk e di. Komenti juaj mund të ndihmojë ” në Ditët e Arsimimit Mediatik, ne përqendrohemi në të menduarit kritik dhe përgjegjësinë personale në hapësirën digjitale. Prandaj që sot, më shumë se kurrë, nuk mjafton thjesht vetëm të njohësh dezinformim — është e nevojshme dhe  të reagojmë, të ndajmë njohuri, të jemi qytetar aktiv .”

Konferenca është event kryesor rajonal të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm në fushën e arsimimit mediatik, dhe këtë vit konferenca në Shkup shënon gjithashtu dhe fillimin e Ditëve të Arsimimit Mediatik. Ambasadori i UE-së në vendi, N.E. Mihalis Rokas theksoi se në mjedis dinamik mediatik, në të cilin mediat sociale, inteligjenca artificiale dhe manipulimi i huaj me informacion dhe ndikim po riformësojnë mënyrën se si qytetarët kanë qasje dhe interpretojnë informacionin, është e nevojshme të investohen (bëhen) përpjekje në forcimin e reagimit kolektiv ndaj dezinformimit dhe ndikimit të aktorëve keqdashës.

 “Arsimimi mediatik është një nga mjetet më të fuqishme që kemi për të mbrojtur shoqëritë. Kur njerëzit mund të dallojnë përmbajtjen e rreme, të vënë në dyshim përmbajtjen që hasin në internet dhe të kërkojnë informacion të besueshëm, ata bëhen mbrojtës aktivë të demokracisë. Kjo, ndër të tjera, është një nga arsyet pas “Mburojës Evropiane për Demokracinë”,  iniciativë e UE-së që forcon gatishmërinë tonë të përbashkët për t’iu kundërvënë informacionit manipulues dhe për të ndërtuar rezistencë kolektive”, theksoi Ambasadori Rokas.

Në fokus të Konferencës ka disa tema, duke përfshirë – platformat e mediave sociale si pjesë e problemit dhe të zgjidhjes për manipulim dhe dezinformim të jashtëm; dezinformim gjinor dhe urrejtje digjitale; rëndësinë e reagimit institucional ndaj kërcënimeve nga manipulimi dhe dezinformimi i jashtëm; inteligjencës artificiale përtej çet-botoveve: sovraniteti, ndërtimi i kapaciteteve për të vërtetën; brezi i ardhshëm dhe platformat: navigimi i rreziqeve dhe mundësive.

 Për nevojat e Ditëve të Arsimimit Mediatik 2025, janë përgatitur video dhe audio klipe në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Klipet tashmë po transmetohen në media me qëllim që të informojnë një numër më të madh qytetarësh rreth eventeve për arsimimin mediatik. Këtë vit, klipet për Ditët e Arsimimit Mediatik do të shfaqen edhe në disa lokacione  video projektorë në qytetin e Shkupit.

Më shumë informacion rreth eventeve që do të mbahen drejtpërdrejt ose online dhe rreth përmbajtjes mediatike që do të shfaqen në kuadër të Ditëve mund të gjenden në ueb-faqet mediumskapismenost.mk dhe avmu.mk, si dhe në Facebook, Instagram dhe kanalin Youtube të Rrjetit për Arsimimin Mediatik.



Accessibility

Accessibility