Përmbajtje TV që do të përshtaten për personat me aftësi të kufizuar gjatë kohës së Zgjedhjeve të përsëritura lokale 2026

Shkup, 19.12.2025 – Shërbimi publik radiodifuziv dhe stacionet televizive në nivel shtetëror që do të publikojnë reklama politike me pagesë, në përputhje me detryrimin e nenit 75 paragrafi 1 dhe paragrafi 4 të Kodit Zgjedhor, përmbajtjet që lidhen me procesin zgjedhor duhet t’i transmetojnë në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar.

Gjatë kohës së fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunave: Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë 2026, këto televizione do të sigurojnë aksesueshmëri së paku për një edicion lejmesh, në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 24:00, çdo ditë dhe së paku një emisioni tjetër lidhur me procesin zgjedhor, në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 24:00, një herë në javë. Pasqyra e përmbajtjeve që do të transmetohet në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar në periudhën nga data 22 dhjetor 2025 deri më 9 janar 2026 është e disponueshme në link.

 

 

 



Accessibility

Accessibility