U mbajt takimi i katërt publik i AShMA-së për vitin 2025

 Shkup, 23 dhjetor 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele sot  mbajti takimin e fundit publik për këtë vit, në të cilin drejtori dr.Zoran Trajçevski, bëri një pasqyrim të aktiviteteve të realizuara në përputhje me Programin vjetor të punës në tre muajt e kaluar.

 Të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë për aktivitetet lidhur me monitorimin e raportimit mediatik zgjedhor të transmetuesve për Zgjedhjet Lokale 2025, aktivitetet lidhur me Zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune të komunave Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Qendër Zhupë dhe Vrapçishtë në vitin 2026, mbikëqyrjet e kryera programore dhe administrative mbi transmetuesit, operatorët e rrjeteve publike të komunikimeve elektronike dhe botuesve të mediave të shtypit.

Në ngjarje ndër të tjera u përmendën dhe masat e shqiptuara paralajmërim publik për subjektet që kanë kryer shkelje të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe aktivitetet lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe evropian.

Prezantimi mbi aktivitetet e realizuara të AShMA-së në përputhje me Programin vjetor të punës për periudhën tetor – dhjetor 2025 është i disponueshëm në   link.



Accessibility

Accessibility