Shkup, 25 dhjetor 2025 – Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme të 24-të, miratoi Udhëzues për influencer/e, vloger/e, kreator/e të përmbajtjes, për të cilin paraprakisht ishte hapur diskutim publik.
Qëllimi i Udhëzuesit është të sigurojë respektimin e dispozitave të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe aktet nënligjore, nga influenser/e, vloger/e, kreator/e të përmbajtjeve. Udhëzuesi përmbledh të gjitha dispozitat e Ligjit dhe aktet nënligjore që duhet të respektohen dhe masat që duhet të ndërmerren për të siguruar zbatimin konsekuent të tyre.
Këto dispozita janë të vlefshme për influenser/e, vloger/e, kreator/e të përmbajtjeve si ofrues të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë, përkatësisht për ata që i përmbushin kriteret e përcaktuara në Rregulloren për personat fizikë si ofrues të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë (influenser/e, vloger/e, kreator/e).