NJOFTIM PUBLIK

Shkup, 26 dhjetor 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele shpreh shqetësim për shkak të fjalëve ofenduese, nënçmuese dhe degraduese në deklaratat (njoftimet) e partisë politike Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë, drejtuar ndaj gazetarit Branko Geroski.

Përdorimi i ofendimeve personale, skualifikimeve dhe etiketimeve të gazetarëve, paraqet  një formë presioni që ka efekt degradues mbi gazetarinë e lirë. Kjo mënyrë komunikimi  kontribuon në thellimin e polarizimit në shoqëri, duke minuar kështu demokracinë dhe duke ushtruar presion indirekt mbi pavarsinë editoriale.

Аgjencia vazhdimisht u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të tregojnë nivel  të lartë  përgjegjësie në diskursin publik, të përmbahen nga fjalët ofenduese dhe degraduese ndaj  punonjësve të medias dhe të respektojnë rolin e medias si një nga shtyllat e demokracisë.



Accessibility

Accessibility