INFLUENCERË , VLOGERË , KREATORË TË PËRMBAJTJES DHE YOUTUBERË TË REGJISTROHEN NË AShMA

Shkup , 26 janar 2026 – Me ndryshimet e legjislacionit mediatik në korrik 2023, për herë të parë u njoh zyrtarisht  ekzistenca dhe ndikimi i influenserëve, vlogerëve, kratorëve të përmbajtjeve, Youtuberëve, përkatësisht personat fizikë që janë ofrues të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë.

Këto subjekte tani i nënshtrohen rregullores dhe kanë detyrim regjistrohen në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Detyrimi ka vlefshmëri për ata influenser, vlogerë, kreator të përmbajtjeve, YouTuber dhe ofrues të ngjashëm të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • shërbimet mediatike audiovizuele të ofrohen përmes platformave të ndarjes së videove (p.sh. YouTube , Instagram , TikTok) dhe të ngjajshme);
  • të kenë më shumë se 10,000 ndjekës ose parapagues;
  • të realizojnë interes ekonomik nga shërbimi mediatik;
  • në 12 muajit e fundit kanë publikuar së paku 24 përmbajtje audiovizuele; dhe
  • qëllimi është të informojë, edukojë, argëtojë dhe për përmbajtjet kanë përgjegjësi editoriale.

Kriteret më hollësisht shpjegohen në Rregulloren e Agjencisë, e cila rregullon formën dhe përmbajtjen e fletëparaqitjes për evidentim në Regjistrin e ofruesve të shërbimeve audiovizuele me kërkesë.

Duke pasur parasysh se bëhet  fjalë për detyrim ligjor, Agjencia u bën thirrje të gjithë influenserëve, vlogerëve, kreatorëve të përmbajtjeve dhe YouTuber që përmbush kriteret e vëna në dukje, në afat kohor sa më të shpejtë drejtuar Agjencisë të dorëzojnë fletëparaqitje për evidentim në Regjistër.

Të gjitha dokumentet relevante lidhur me punën dhe detyrimet e këtyre subjektet janë të disponueshme në ueb-faqen www.avmu.mk , në banerin e posaçëm ” Influenser/ Vlogerë” .

Për informacione dhe sqarime shtesë, subjektet e interesuara mund të kontaktojnë Agjencinë në email-adresën influenseri@avmu.mk .



Accessibility

Accessibility