Shkup, 22 janar 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele shpreh shqetësim serioz për etiketimet e vazhdueshme dhe sulmet publike nga partia politike LSDM, drejtuar ndaj gazetarëve dhe mediave në veçanti.
Agjencia përkujton se liria e shprehjes, pluralizmi mediatik dhe pavarësia editoriale janë themelet e vlerës demokratike. Komunikimi publik, veçanërisht kur vjen nga subjekte politike, duhet të jenë përgjegjëse dhe të respektohet roli dhe autonomia e mediave. Diskreditimi publik ose etiketimi i gazetarëve dhe mediave krijon atmosferë presioni, minon dialogun publik dhe mund drejtpërdrejt të ndikojnë mbi sigurinë dhe integritetin profesional të gazetarëve.
Mediat nuk duhet të trajtohen si kundërshtarë politikë, as të përfshihen në përballje partiake ose politike. Përkundrazi, duhet të kenë mundësinë pa pengesa, lirshëm dhe pa presion të kryejnë rolin e tyre profesional, në interest të publikut dhe proceseve demokratike.
Agjencia u bën thirrje të gjitha subjekteve politike të përmbahen nga retorika që kontribuon në polarizim, presion ose diskreditim të mediave dhe gazetarëve dhe të respektojnë rolin e tyre kushtetues dhe profesional në shoqërinë demokratike.