Shkup, 10 mars 2026 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka publikuar Hulumtimin mbi opinionin dhe qëndrimin publik në lidhje me mediat.
Hulumtimi u realizua në periudhën nga data 27 dhjetor 2025 deri më datë 25 janar 2026 , me qëllim që të fitohet një pasqyrë e perceptimit, shprehive dhe qëndrimeve të qytetarëve në lidhje me mediat dhe përmbajtjet mediatike.
Mostra është përfaqësues në nivel kombëtar dhe e strukturuar sipas gjinisë, moshës, rajonit, përkatësisë etnike dhe llojit të vendit të banimit, në pajtim me të dhënat nga Regjistrimi i popullsisë rezidente të vitit 2021. Në këtë mënyrë sigurohet relevancë dhe besueshmëri e rezultateve të marra, të cilat pasqyrojnë perceptimin e publikut në vend.
Rezultatet e hulumtimit ofrojnë njohuri të rëndësishme mbi mënyrën se si qytetarët i përdorin mediat, nivelin e besimit të tyre në media, si dhe qëndrimet për përmbajtjen mediatike dhe rolin e medias në shoqëri.
Hulumtimi mbi opinionin dhe qëndrimin publik në lidhje me mediat është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm.