Funksionerët duhet të sillen me respekt ndaj gazetarëve

Shkup, 26 mars 2026 – Në lidhje me reagimin e Governatorit të Bankës Popullore, Trajko Sllavevski, ndaj pyetjes gazetareske të parashtruar nga gazetari i TV Kanal 5 gjatë një eventi publik dedikuar për mediat, Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele thekson se në komunikimin me mediat, është i domosdoshëm respektimi i standarteve profesionale.

Pyetjet e gazetarëve paraqesin pjesë përbërëse  të procesit demokratik dhe nuk duhet të trajtohen si sulm, si dhe gazetarët nuk duhet të diskreditohen për shkak të  kryerjes së detyrave të tyre profesionale.

Bartësit e funksioneve publike kanë për detyrë të demonstrojnë një nivel të lartë të kulturës politike, përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke kontribuar kështu në forcimin e besimit të qytetarëve dhe medias  në institucione. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh rolin e tyre në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut.

Аgjencia u bën thirrje të gjithë zyrtarëve publikë që të tregojnë respektin e duhur ndaj  profesionistëve të medias dhe të bëjnë përpjekje maksimale për të siguruar kushte për kryerjen dinjitoze,  të lirë dhe pa pengesa të punës së tyre.



Accessibility

Accessibility