NJOFTIM PUBLIK

Shkup, 25 mars 2026 – Në lidhje me qëndrimin e pasjellshëm të gazetarit Nevrij Ademi ndaj Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele thekson se punonjësit e medias gjatë kryerjes së profesionit të tyre duhet të respektojnë vazhdimisht standartet dhe parimet profesionale të gazetarëve.

Kоmunikimi midis gazetarëve dhe bartësve të funksioneve publike duhet të jetë korekt, dinjitoz dhe bazuar në respektim të ndërsjellë, me një shkallë të lartë profesionalizmi dhe përgjegjësie.

Аgjencia rikujton se raportimi kritik dhe parashtrimi i pyetjeve janë pjesë thelbësore e punës së gazetarëve, por ato duhet të formulohen dhe prezantohen në pajtim me normat  etike në mënyrë që nuk fyejnë nuk diskrediton dhe nuk krijon tensione të panevojshme.



Accessibility

Accessibility