Hulumtimi i mendimit publik për mediat në fokus të takimit publik të AShMA-së

 Shkup, 30 mars 2026 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajti sot takimin e parë publik për këtë vit, në të cilin dr. Zoran Trajçevski bëri një pasqyrim të aktiviteteve të realizuara në pajtim me Planin Vjetor të Punës në tremujorin e parë të vitit 2026.

Të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë më shumë informacion lidhur me Zgjedhjet e përsëritura lokale të vitit 2026, mbikëqyrjet e realizuara programore dhe administrative mbi transmetuesit, operatorët e rrjeteve publike të komunikimeve elektronike, botuesve të mediave të shtypit dhe mediave online – internet portaleve, informacione lidhur  me lejet për transmetim televiziv dhe radio, analizat e përgatitura, si dhe  aktivitete lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe procesin e integrimit evropian.

 Në takim u prezantuan edhe gjetjet e Hulumtimit të mendimit dhe qëndrimit publik në lidhje me mediat, e cila u realizua në periudhën nga data 27 dhjetor 2025 deri më 25 janar 2026, me qëllim që të fitohen njohuri mbi perceptimin, shprehit dhe qëndrimet e qytetarëve në raport me mediat dhe përmbajtjet mediatike.

Gjetjet kryesore të hulumtimit treguan se televizionet dhe rrjetet sociale janë mediat kryesore për informim, pothuajse me përdorim identik të përditshëm, internet portalet janë një shtyllë e tretë stabile, ndërsa radiot dhe mediat e shtypit kanë një ndikim të vogël (marginal) mbi informimin. Shprehitë e shikuesve tregojnë një shikueshmëri dhe të lartë të lajmeve, seriale dhe programe debatuese në televizione, në të kundërtën kemi mungesë të qartë të përmbajtjeve edukative, kulturore, dokumentarëve, emisione për fëmijë dhe përmbajtjeve cilësore artistike vendase. Radiot me sukses ruajnë rolin e „mediumi shoqërues“, me dëgjushmëri të lartë në orët e mëngjesit dhe kanë funksion dominues muzikor. Të dhënat tregojnë një nivel të ulët besimi në lajmet e medis sociale dhe është e rëndësishme dhe pjesa e qytetarëve që nuk kanë besim në asnjë medium. I gjithë hulumtimi është i disponueshëm në ueb-fqen e Agjencisë së AShMA-së në link.

Prezantimi i aktiviteteve të realizuara në pajtim me Programin Vjetor të Punës për periudhën janar-mars 2026 është i disponueshëm në  link



Accessibility

Accessibility