Konferenca “Arsimimi mediatik në Maqedoni: Brenda ose jashtë procesit arsimor”
Më 22 shkurt 2018 në Shkup, u realizua konferenca “Arsimimi mediatik në Maqedoni: Brenda ose jashtë procesit arsimor”, ku u potencua nevoja e trajnimeve të vazhdueshme të kuadrit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme. Ngjarja u organizua nga Shkolla e lartë për gazetari dhe për marrëdhënie me opinion në partneritet me Institutin për dallime në mediume (IRM) nga Londra si dhe gazetën ditore “Nova Makedonija”.
Më tepër informata në këtë link: http://medium.edu.mk
===========================================================================================================================
Doracak për Mbrojtjen e të dhënave personale dhe mediumevе
Në kuadër të projektit “Mbrojtja e të dhënave personale dhe mediumeve” të financuar nga programi IPA TAIB 2 të Komisionit Evropian me përkrahje të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, është përpiluar Doracaku – Mbrojtja e të dhënave personale dhe mediumeve. I njëjti mund të merret në këtë link
Më 28 dhe 29 mars në Shkup, në organizim të Institutit të mediumeve të Maqedonisë u realizua një konferencë rajonale „Arsimimi mediatik dhe nevojat arsimore të gazetarëve dhe të opinionit“.
Konferenca u organizua në kuadër të projektit rajonal „Partneriteti për zhvillimin e mediumeve në Evropën Juglindore“, të cilin e zbaton Qendra për gazetari të pavarur nga Rumania, në bashkëpunim me tetë organizatat mediatike nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bulgaria, e me përkrahje të Bashkimit Evropian.
===========================================================================================================================
Udhëzues për prindërit, në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve në internet
Në interes të mbrojtjes së fëmijëve nga qasja në përmbajtje dhe komunikime të pahijshme, si dhe nga keqpërdorimi i të dhënave personale në rrjetet sociale, Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Metamorfozis, Fondacioni për internet dhe shoqëri dhe shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, përpiluan Udhëzuesin për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve në internet.
Agjencia e publikoi linkun deri te Doracaku si pjesë e bashkëpunimit, me qëllim final të krijimit të rrjetit nga faktorët relevant që do të bashkëpunojnë për ngritjen e nivelit të arsimimit mediatik të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë. Doracaku mund të merret në këtë link:
Udhëzues për prindër, për mbrojtjen e privacisë dhe të dhënave personale të fëmijëve ne internet
===========================================================================================================================
Konferenca “Arsimimi mediatik si parakusht për shoqëri civile aktive”
Më 27 tetor 2016, u realizua konferenca “Arsimimi mediatik si parakusht për shoqëri civile aktive”, në të cilën u prezantua raporti nga hulumtimi “Arsimimi mediatik në Maqedoni: lidhëza që mungon për një shoqëri civile aktive”. Ngjarja u organizua nga Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik në parnteritet me Institutin për dallime në mediume nga Londra dhe me gazetën ditore “Nova Makedonija”, e që u përkrah edhe nga Bashkimi Evropian. Më shumë informata për publikimin, për konferencën dhe për aktivitete dhe informata tjera gjinden në Shkollën e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik: http://www.medium.edu.mk/