1

Kronik e mbledhjes 38-të të KRD

Shkup, 13.09.2012- Në mbledhjen e sotshme pjesëtarët e Këshillit për Radio Difuzion (KRD) i rishikuan informacionet e ardhura në lidhje me funksionimin e TV kanaleve australiane TV Best of Masedonia (BOM) dhe K-15 Music. Duke pasur parasysh se deri te  KRD aritën informacione kontradiktore  për  pronësinë e tyre- dy firma të ndryshme pohojnë  se janë pronarë të atyre- ishte e vendosur që kjo pikë e kësaj  mbledhje të jetë e anuluar  për mbledhjen e ardhshme, që të mbahet të martën 18.09.2012, me fillim prej orës 12.00. Atëherë KRD do të mbledhë dhe analizoj informacione shtesë për këto TV-kanale.

KRD gjithashtu e miratoi mendimin për  draftin e strategjisë Nacionale për zhvillimin e kulturës në periudhën 2012-2017. Në opinion janë të dhëna propozime për  harmonizimin e kësaj strategjie me Strategjinë e zhvillimit të veprimtarisë radiodifuzive të RM në periudhën 2013-2017.