Kronikë e Mbledhjes së 19-të të KRD

SHKUP, 7 qershor 2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme të 19-të konstatoi që shoqatat radiodifuzive tregtare Nasha TV, 24 Vesti dhe AB kanal i kanë shlyer borxhet e kompensimit për lejen për të ushtruar veprimtari radiodifuzive ndaj KRD.

Në lidhje me respektimin e nenit 11 nga LVRD (struktura pronësore), anëtarët e KRD konstatuan që radiopërhapësit komercialë  Televizioni Makpetrol (Telma), TV Alfa (satelitore), TV Skopje dhe TV Iris (nga Shtipi), që kanë strukturë më të ndërlikuar pronësore, KRD-së ia kanë dorëzuar librat aksionarë. KRD do ta analizojë strukturën pronësore deri në 31 gusht,  për të konstatuar se a ka shkelje të mundshme të nenit 11 nga LVRD. Po u konstatua se ka shkelje të ligjit, atëherë KRD do t’u japë urdhër edhe këtyre radiopërhapësve që më së voni deri në 30 shtator të këtij viti ta harmonizojnë punën e tyre konform ligjit.

KRD miratoi informatën për pagesat e bëra për kompensimin e lejes për të kryer veprimtari radiodifuzive nga ana e shoqatave radiodifuzive tregtare: MX Radio Ohër, Radio Pehçeva dhe Radio Besa Dollneni. KRD shqyrtoi kërkesat e këtyre radiopërhapësve dhe nxori konkluzion pozitiv për të tërhequr vendimin për të marrë lejet, po qe se ngrihet procedura në Gjykatën Administrative kompetente.

Në lidhje me mospërmbushjen e obligimit për të publikuar të dhënat rreth punës së radiopërhapësve në vitin paraprak më së voni deri në 31 mars, KRD i shqiptoi këto ndërmendje dhe masa ligjore:

– SHRT Jehona 2003 sh.p.k.nj.p. f. Matejç Likovë: Vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi
– SHRT Vallandovë sh.p.k. Vallandovë: ndërmendje
– SHRT А2 sh.p.k. Shkup: Vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi
– SHRT TV Kanal 8 sh.p.k.nj.p. Koçanë: Vërejtje me shkrim
– Shoqatës së radiodifuzionit Di-Xhej Sllave sh.p.k.nj.p. Strugë: Ndalim reklamimi për tri ditë
– SHRT Gauedeamus Radio Klasik FM, Martin sh.p.k.nj.p. Shkup: Vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi
– SHRT Eko-Projekt sh.p.k.nj.p. eksport-import Kriva-Pallanka: ndërmendje
– SHRT Radio Fokus sh.p.k.nj.p. Tetovë: ndërmendje
– SHRT Energu Radio sh.p.k.nj.p. import-eksport Strugë: ndërmendje



Accessibility

Accessibility