Kronikë nga e seanca nr.2 e KRD-ës

 

Shkup, 09.01.2013– Në mbledhjen e sotshme, Këshilli i radiodifuzionit (KRD) i shqyrtoi raportet nga monitorimi serviseve programore të:  TV TELMA transmetuar më  4 dhjetor 2012, TV SITEL transmetuar më 3 dhjetor 2012, TV KANAL 5 transmetuar më 3 dhjetor 2012, MRT 1 transmetuar më 3 dhjetor 2012, MRT 2 transmetuar më 3 dhjetor2012 , TV ALSAT transmetuar më 3 dhjetor 2012, RFM transmetuar më 26 nëntor 2012, RA ARAÇINA transmetuar më 27 dhjetor 2012, RA VAT transmetuar më 27 dhjetor 2012 dhe Student FM 92.2 transmetuar më 27 dhjetor 2012 dhe vendosi t’iu shqiptoi masat e më poshtme:

 

-TV Telma vërejtje me shkrim për shkak të transmetimit të reklamave në kohë të pa përshtatshme dhe ndërmendje për shkak të transmetimit të teleshopingut dhe bllok reklamave në të njëjtën kohë.

 

– TV Sitel tri vërejtje me shkrim edhe atë : për shkak të transmetimit të programeve në kohë të papërshtatshme, për shkak të tejkalimit të kufirit maksimal ligjor prej 12 minutash në një kohë reale, dhe për shkak të nxitjes së përdorimit të produkteve dhe shërbimeve të sponsorëve, në kornizat e programit të sponzoruar.

 

-TV Kanal 5 dy vërejtje me shkrim – për shkak se mos shënimi i njoftimeve promovuese  në programin e artistik me shenjë vizuale që e sinjalizon kategorinë e programit që paraqitet dhe për shkak të mos respektimit të dy bllok reklamave në program, në periudhë prej 20 minuta.

 

-MRT 2 vërejtje me shkrim për shkak të transmetimit program në kohë të papërshtatshme.

 

-TV Alsa-M vërejtje me shkrim për shkak të transmetimit program në kohë të papërshtatshme dhe ndërmendje për shkak të mosrespektimit të dy bllok reklamave në program, në periudhë prej 20 minutash.

 

-Radio RFM vërejtje me shkrim për shkak se aspak nuk është transmetuar program kryesisht në gjuhën maqedonase, vërejtje me shkrim sepse është e transmetuar më pak nga ligji i paraparë se 30% muzikë vokale dhe instrumentale në gjuhën maqedonase dhe ndërmendje për shkak  mos shënjimit dhe mos etiketimit  të reklamave nga pjesët e tjera të programit me mjete akustike.

 

– Radio ARAÇINA, ndërmendje për shkak se mos etiketimit dhe mos ndarjes së reklamave nga pjesët tjera të programit me mjete akustike.

 

-Radio VAT ndndërmendje për shkak mos shënjimit dhe mos etiketimit së reklamave nga pjesët e tjera të programit me mjete akustike dhe ndërmendje për shkak të tejkalimin e kufijve në reklamat mbi një orë reale.
 

-Radio Student FM 92.2 vërejtje me shkrim për shkak se është transmetuar më pak se 30% muzikë vokale dhe instrumentale në gjuhën maqedonase.

 

Ndërsa programit të MTR1 nuk i ishin konstatuar shkelje të Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe aktet nën ligjore.

 

Këshilli i Radiodifuzionit  solli vendim për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive SHTR Monako-ës- Radio Siti FM- Kumanovë, e cila përfshirë afatin e caktuar, nuk e plotësoi obligimin ligjor që ta paguaje kompensimin e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive, në bazë të përllogaritjeve të lëshuara.

 

Pas deklaratës së lëshuar për ndalim të transmetimit radio programë nga ana e SHTR Radio Ravel – Shkup, Këshilli solli Vendim për ndalim të vlefshmërisë të lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive të Radio Ravel.
 



Accessibility

Accessibility