Shkup, 11.09.2015 – Në takimin e djeshëm, Këshilli i Agjencisë e miratoi Programin për nxitjen e arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë, që është në pajtim me obligimin e Agjencisë nga nenet 2, 6 dhe 26 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
Është miratuar Konkluzion për ndërprerjen e procedurës së iniciuar për heqjen e lejes për emetim televiziv të SHTR Televizioni Iris SHPK Shtip. Me qëllim që të fillohet procedura e furnizimit publik, Këshilli miratoi vendim për rebalanc të planit financiar për vitin 2015 të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe dha leje për ndryshimin dhe plotësimin e Planit vjetor për furnizime publike në vitin 2015.