Kronikë nga mbledhja e 29-të

Shkup, 18.09.2015 Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele miratoi Vendim për ndarjen e lejes për emetim televiziv të shërbimit programor përmes RPKE që nuk përdor resurse të kufizuara në nivel shtetëror, për Sead Koçan nga Shkupi dhe Vendim për ndarjen e lejes për emetim televiziv të shërbimit programor përmes RPKE që nuk përdor resurse të kufizuara në nivel rajonal për SHTR Telekanal A1 SHPKNJP Shkup.

Këshilli i Agjencisë dha leje për pagesën e  mjeteve për kofinancim nacional për projektin e Agjencisë nga IPA TAIB 2009 – “Forcimi i kapaciteteve administrative të trupave rregulluese të telekomunikimit dhe mediumeve për rregullimin efikas të shërbimeve të reja digjitale dhe atyre multifunksionale”.

Me qëllim të zbatimit të furnizimeve publike, Këshilli i dha leje Drejtorit të Agjencisë që të realizojë procedurë për ISO Certifikim, për përpilimin e studimit (përmes realizimit të hulumtimit të mendimit të publikut), për shërbimin e kontrollit sistematik për të punësuarit në Agjenci dhe Vendim për blerjen e tabelës shpërndarëse me pajisje për kyçje/ç’kyçje automatike të ndriçimit të fasadës së objektit zyrtar.

Është miratuar edhe Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për veshmbathjes zyrtare për të punësuarit në Shërbimin profesional të Agjencisë.



Accessibility

Accessibility