Shkup, 08.10.2015 – Agjencia e miratoi Informatën për analizën e realizuar të lëndës për shlyerjen e borxhit të Shoqërisë për prodhim, qarkullim dhe shërbime “ERA KOMPANI” SHPKNJP Shkup ndaj Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
Këshilli i Agjencisë, në mbledhjen e sotme i dha leje Drejtorit të Agjencisë për ripërtëritjen e dy qasjeve të përdoruesve në bazën elektronike të të dhënave të “Gazetës zyrtare të Republikës së Maqedonisë”; për pagesë të mjeteve për shkak të mundësimit të qasjes deri te të dhënat e sistemit distributiv të Internetit në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë si dhe për zbatimin e procedurave për dy furnizime publike: “Përpilimi i studimit me të cilin do të konstatohet aryseshmëria për shpalljen e konkursit publik për ndarjen e lejes për emetim televiziv në nivel shtetëror, nga aspekti i plotësimit të qëllimit të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga aspekti i nevojave të publikut (përmes hulumtimit të realizuar të mendimit të publikut)” dhe për blerjen e derivateve për automjetet zyrtare të Agjencisë.