SHKUP, 31.10.2012- Në mbledhjen e sotshme, Këshilli i Radiodifuzionit (KRD)e miratoi Projekt- Planin për destinimin dhe shpërndarjen e kapaciteteve të multipleksëve digjitalë. Bëhet fjalë për digjitalizimin paraprak të sinjalit të televizioneve komerciale të cilët transmetojnë programe tokësore. (të lirë/ pa pagesë në dispozicion për të gjithë qytetarët). Më tej, do të shqyrtohet mundësia për bashkimin e dy zonave fqinjësore dhe pastrimi i gjendjes të nënzonës Shkup.
Në lidhje me ndryshimin e strukturës pronësore të personit juridik të ALFA SKOP, i cili është themelues i televizionit satelitor TV ALFA dhe televizionit regjional TV Shkupi, KRD vendosi që të kërkojë nga TRD Alfa TV nga shkupi dhe nga TRD TV Shkupi të sjellin dokument për regjistrimin e personit juridik CHS –Beograd në regjistrin përkatës të Republikës së Sërbisë. Nëse edhe ky person juridik është themeluar nga person tjetër juridik, e nevojshme është të paraqes dokumente për regjistrim në regjistrin përkatës të vendit në të cilin është regjistruar. Dokumentet, nga dita e dorëzimit nuk duhet të jenë më të vjetra se 7 ditë, gjithashtu duhet të jenë origjinal dhe të përkthyera në gjuhën maqedonase nga përkthyes gjyqësor i autorizuar.
KRD i shqyrtoi raportet nga monitorimi javor të TV Kanal 5, TV Telma, TV Aslat dhe TV Sitel, i shoqëruar nga aspekti i respektimit të formatit. TV Kanal 5 dhe TV Sitel janë në brendi të formatit sipas lejes për të kryer veprimtari radiodifuzive. TV Kanal 5 është servis me format kryesisht me më shumë zbavitje në radhitjen e më poshtme të karakteristikave të mediave : 55.96% program me funksion zbavitës, 28.46 % program me funksion informativ dhe 15.58 % program me funksion arsimor. Sitel TV i cili gjithashtu është servis me format kryesisht me më shumë zbavitje është konstatuar radhitja e më poshtme e funksionimit të medias: 62.79 % program me funksion zbavitës, 14.96% % program me funksion informativ dhe 22.25 % program me funksion arsimor. Për dallim nga këto dy televizione, TV Telma dhe TV Alsat-M shmangen nga formati, kështu që u është dhënë leja për të kryer veprimtari radiodifuzive. TV Telma e cila është format kryesisht me më shumë funksion zbavitës është përfaqësuar me 68.93%, funksionimi i arsimit me 17.57% dhe funksionimi i informacionit me 13.50%, ndërsa funksioni zbavitës e tejkalon maksimalisht limitin e lejuar prej 65%. TV Alsat-M si servis me format të përgjithshëm ku përfaqësimi i llojeve të programeve i plotëson të gjitha tre llojet e funksionit të medias, ku secili prej funksioneve duhet të jetë i përfaqësuar me më pak 30%. Devijon nga formati sepse funksioni zbavitës është i përfaqësuar me 42.62%, funksioni informativ me 27.48% dhe funksioni i arsimit me 29.9%. Duke marrë parasysh konstatimin e përfaqësimit të TV Telma dhe TV Alsat –M, Këshilli i Radiodifuzionit vendosi që përsëri të sjellë monitorim të programit javor të këtyre dy televizioneve.
Në lidhje me transmetimin e filmit “Jackass 2” më 16 dhe 17 tetor të vitit 2012, në programin e TV Kanal 5 Plus. KRD erdhi në përfundim të drejtohet deri te TV 5 Plus me vërejtje se filmi nuk është për transmetim publik televiziv, dhe se duhet të punojë në pajtueshmëri me Ligjin, ose në të ardhmen televizioni të mbaje llogari për përmbajtjet që planifikon ti transmetoje, në formulimin e plan programit.