Kronikë nga Mbledhja e 5-të e KRD

SHKUP, 20.3.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme mori vendim,  me të cilin konstatohet që pushon të vlejë leja për kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive e TV A1, për shkak të bazës faktike dhe juridike për aplikimin e nenit 62 paragrafi 1 alineja 4 e Ligjit për veprimtari radiodifuzive.
U miratua dhe Raporti rreth realizimit të obligimeve për mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit kulturor në programet e radios e të televizionit në vitin 2011, që del si obligim nga NPAA. Përmes diskutimit u konstatua që radiopërhapësit në vitin e kaluar në shkallë të pamjaftueshme e kanë përmbushur kuotën e programit burimisht të krijuar, kështu që u vendos që në mënyrë plotësuese të gjithë radiopërhapësve t’u dërgohet ndërmendje, për të qenë në të ardhmen më të kujdesshëm në këtë aspekt.
Meqë te TV MEDI nga Manastiri dhe TV DI-XHEJ Sllave nga Struga qe një kohë të gjatë s’arrin dot, KRD vendosi që të ndërmarrë aktivitete në drejtim të konstatimit të gjendjes faktike të këtyre dy radiopërhapësve.
Në lidhje me ndryshimin e konstatuar të strukturës pronësore të TV Gurra nga Kërçova pa marrë leje më parë nga ana e KRD, rregullatori vendosi që t’i shqiptojë vërejtje me shkrim këtij radiopërhapësi.  KRD konstatoi edhe heqjen e koncentrimit të palejuar mediatik te SHTRD Skaj Radio Plus nga Berova.
KRD vendosi që t’i lajmërojë producentët që kanë filluar me realizimin e projekteve me interes publik, se më së voni deri në 1 dhjetor 2012 duhet t’i kryejnë projektet dhe, po qe se në afatin e paraparë nuk dorëzojnë projekt të bërë gati, KRD do të kërkojë prej tyre që t’i kthejnë mjetet e paguara.
Këshilli shqyrtoi Informatën për masat afatshkurtra dhe afatmesme për zhvillimin e mediave në gjuhën rome në Republikën e Maqedonisë, me propozim-konkluzione se si të veprojë më tej Këshilli i Radiodifuzionit, duke i pasur parasysh rekomandimet dhe aktivitetet që përmban Strategjia për romët në Republikën e Maqedonisë, në pjesën që kanë të bëjnë me mediat elektronike në gjuhën rome. Në këtë kuadër, përveç tjerash, u shqyrtuan mundësitë juridike dhe teknike për shtrirjen e sinjalit në televizionet ekzistuese rajonale në gjuhën rome në Shkup, në brendi të Republikës së Maqedonisë, sidomos në ato pjesë ku ka më shumë koncentrim të popullsisë rome.
KRD shikoi korrespondencën e TV Alfa në lidhje me vendimin e Redaksisë për të mos e emetuar emisionin “Në qendër” („Во центар“). Gjithashtu, u shqyrtuan dhe u pranuan kërkesat e TV Kanal5 dhe të TV Sitel për vlerësimin e pranisë së muzikës në programet e tyre, me ç’rast radiopërhapësve do t’u jepen të dhëna të cilat Këshilli veç më i ka në dispozicion.
Këshilli miratoi Projekt-Raportin për punën e KRD të RM për vitin 2011.

Accessibility

Accessibility