SHKUP, 02.11.2012- Në mbledhjen e sotshme, Këshilli i Radiodifuzionit e rishikoi informacionin për pagesën e kompensimit të lejes për të kryer veprimtari radiodifuzive nga ana e TRD Radio Kavadrci nga Kavadrci, TRD Valndovo nga Valandova, TRD Radio Fokus nga Tetova, DRD Eko Radio nga Probishtipi dhe TRD Radio Medison nga Kërçova. Në lidhje me afatin e pagesës deri më 1 nëntor 2012. TRD Radio Kavadarci dhe TRD Radio Medioson e kryen obligimin e tyre, ndërsa tri shoqatat e tjera radiodifuzive TRD Valandovë , DRD Eko Radio –Probishtip dhe TRD Radio Fokus – Tetovë nuk i kanë paguar llogaritë e tatimeve për leje.
Kronikë nga mbledhja e 50-të e KRD
Këshilli i Radiodifuzionit për tri shoqatat radiodifuzive të cilat nuk e kanë paguar tatimin, vendosi të fillojë procedurë për marrjen e lejes për veprimtari radiodifuzive , dhe për herë të fundit ti paralajmërojë që ta paguajnë borxhin tek Këshilli në afat prej 15 ditësh nga inicimi i procedurës për marrjen e lejes. Në të kundërt, Këshilli do të sjelle vendim për marrjen e lejeve për të kryer veprimtari radiodifuzive.