Kronikë nga mbledhja e 57-ë e KRD-ës

SHKUP, 03.12.2012- Në mbledhjen e sotshme, Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) i miratoi Propozimudhëzimet e mëposhtme:

 

-Propozimudhëzim për shqiptimin dhe zbatimin e masave të cilat Këshilli i Radiodifuzionit i RM-ës ju shqipton radiodifuzerëve dhe operatorëve të rrjeteve të komunikimit publik;

 

-Propozimdoracak për vlerësimin e pluralizmit mediatik (Pluralizëm të brendshëm)

 

-Propozimudhëzim për krijimin e kushteve të tregut për rritje të qëndrueshme ekonomike të industrisë së medias dhe konkurrencë të ndershme.

 

Këshilli i Radiodifuzionit e miratoi versionin të punës së Strategjisë për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive për periudhën 2013-2017 bashkë me Planin e Veprimit.

 

KRD  vendosi që të japë dy vërtetime për paketa  të  regjistruara programore:

 

-Vërtetim për regjistrimin e  paketës programore digjitale nr. 31 të Shoqatës për inxhiniering telekomunikimi, softuer, tregti dhe shërbime “БЛИЗУ МЕДИА EНД БРОУДБЕНД” – SHKUP, me çka  paketa e regjistruar programore si tërësi  plotësohet me serviset e më poshtme programore: Koprenikus, KCN Music, Svet Plus, TVSH dhe Telesport.

 

-Vërtetim për regjistrimin e paketës  programore nr. 8 për ritransmetim nëpërmjet rrjetit të kominkimit publik të Shoqatës për shërbime telekomunikimi DIGI PLUS MULTIMEDIA – Shkup për servisin programor  televiziv RTV 21.

Këshilli vendosi  ta urdhërojë  rrjetin e komunikimit publik GLOBAL NET – Krushevë  ta ndërpresë emetimin e serviseve programore telivizive: Sport Klub, Sport Klub +, Fishing and Hunting  , Golf Klub, Ultra dhe Cinemania, për shkak të ndërprerjeve për ritransmetimin e tyre me çka do të ve në dieni firmat  S.C IKO Balkan S.R.L nga Bukureshti dhe IKOMEDIA- Beograd, si bartës të të drejtave për serviset e përmendura programore  dhe urdhër për  çkyçjen e serviseve  programore televizive BOM (Best of Masedonia) dhe (K-15 Music), përshkak mosplotësimit të  kushteve ligjore për  regjistrimin e tyre në paketën programore.

 

KRD e miratoi  Analizën e Strukturës së  punësuarve në veprimtarinë radiodifuzive në bazë të përkatësisë etnike.

 

Duke marrë parasysh se SHTR GAUDEMUS RADIO KLASIK FM,  Martin- Shkup ka bërë ndërryshimin   e strukturës pronësore  duke harmonizuar punën e vet komform nenit 11, dhe nenin 18 të ligjit për veprimtari radiodifuzive, Këshilli i Radiodifuzionit vendosi të ndërpres procedurën e nisur për marjen e lejes për ushtrimin e veprimtarisë radiodifuzive.

 

Për shkak se në Ditarin e TV Kanal 5 më datë 16 nëntor 2012 dhe në Ditarin e TV Sitel më  datë 17 nëntor 2012 janë publikuar ndryshime dhe plotësime,  respektivisht  përgjigjes së  Shoqatës për drejtim kolektiv të të drejtave të prodhuesve të Fenogramëve dhe artistëve të interpretuesve muzikor – MMI e plotësuar me koment, Këshilli vendosi që TV Kanal 5 dhe TV Sitel tua bëj të ditur  se publikimi i përgjigjës respektivisht korrigjimi në këtë mënyrë është në kundërshtim me nenin 154 paragrafi 1 dhe  nenit 3 të Ligji për veprimtari radiodifuzive.

 

Këshilli i Radiodifuzionit e miratoi Propozim mendimin për Informacionin dhe Plan veprimin për parandalimin  dhe menaxhim të aktiviteteve dhe përmbajtjeve jolegale përmes informacionit dhe teknologjive informatike-telekomunikative  dhe për mbrojtjen  e  fëmijëve dhe të rinjve nga të njëjtit në periudhën 2012 – 2014.



Accessibility

Accessibility