Kronikë nga mbledhja e 58-të e KRD-ës

SHKUP, 07.12.2012- Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) e miratoi informacionin për regjistrimin e serviseve programore  të përfaqësuar nga Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të autorit në fushën e muzikës- (ZAMP) Shkup, dhe mori   këto vendime:

 

-Për  serviset e radiodifuzerëve publike nga Evropa,  Këshilli i Radiodifuzionit  të mos kërkojë ti jape leje për  veprimtarinë radiodifuzive, sepse  ata e fitojnë të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë radiodifuzive në bazë të ligjit.

 

-Për serviset programore të VG Media Gmbh (kanalet komerciale gjermane, austriake, holandeze dhe kanale komerciale  romune) dhe RTL Television (kanalet komerciale RTL Television  GmbH, Super RTL, n-tv, VOX dhe RTL II), Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të autorit në fushën e muzikës- ZAMP- Shkup të sigurojë leje (licenca) për ushtrimin e veprimtarisë radiodifuzive dhe ti’a dorëzojë Këshillit të Radiodifuzionit  ose me leje të këtilla ti furnizojë operatorët  dhe më pas ata do t’ia  dorëzojnë këtë akte Këshillit të Radiodifuzionit

 

-Të bëhet kontrollimi i operatorit kablovik KTV Peshna- Makedonski Brod që të vërtetohet sa servise programore  ky operator  ritransmeton në paketin e tij, ndërkohë që në Këshillin e Radiodifuzionit ka regjistruar  vetem tre servise programore televizive.

 

KRD e miratoi informacionin për ndryshimin e emrit të servisit programor televiziv DoQ më 24 Kitchen, Në paketën programor të SHTR- operator i rrjetit kablovik Spajder-Net-Gjevgjeli. Me shënimin e afatit të marrëveshjes deri më  01.01.2014.

 

KRD e miratoi kërkesën e Shoqatës  për inxhiniering telekomunikimi, softuer, tregti dhe shërbime “БЛИЗУ МЕДИА EНД БРОУДБЕНД” – SHKUP, për korrigjimin e datave të marrëveshjeve dhe vendosi të jape vërtetim të korrigjuar për paketën e regjistruar programore nr. 1.

 

KRD e miratoi Propozim – Programën për punë në Këshillin e Radiodifuzionit të RM-ës në vitin 2013.



Accessibility

Accessibility