Shkup, 17.02.2015 – Për shkak të mosrespektimit të nenit 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, respektivisht për shkak të mos pagesës së kompensimit për lejen për veprimtari radiodifuzive në afatin e caktuar, me propozim të drejtorit të Agjencisë, Këshilli i Agjencisë i miratoi vendimet për inicimin e procedurës për marrjen e lejeve për veprimtari radiodifuzive të TV BTR, TV Amazon, TV Spektra, TV Sonce, TV Super Skaj, TV Dalga – KRT, TV Shutel, TV Kobra, TV Iris, TV Nova, TV Emi, TV Kiss Zlate, TV Edo, TV Lazhani, RA Radio 5 Çoki , RA Emi, RA B-97, RA Jazz FM, RA Aleksandar Makedonski, RA Di-Xhej.
Pas parashtrimit të kërkesës për ndarjen e lejes pa shpallje të konkursit, në pajtim me nenin 76 paragrafi 7 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për ndarjen e lejes për emetim televiziv përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik që perdor resurse të kufizuara në nivel lokal – komuna e Kumanovës, komuna e Likovës dhe komuna e Nagoricit të Vjetër për Ivana Petrovska nga Dobroshani, Kumanovë
Këshilli i Agjencisë miratoi dy Draft – Rregullore;Draft – Rregullore për përcaktimin e kohëzgjatjes së pushimit vjetor për të punësuarit në shërbimin profesional të Agjencisë dhe Draft – Rregulloren për veshjen zyrtare për të punësuarit në shërbimin profesional të Agjencisë.
Këshilli dha leje për sigurim shtesë të mjeteve të nevojshme për realizimin e marrëveshjes për furnizime publike – Realizimi i punëve zejeve ndërtuese të enterierit në objektin afarist të Agjencisë “Pallati Panko Brashnarov”.