Kronikë nga mbledhja e 7-të

Shkup, 27.02.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në mbledhjen e sotme e miratoi Raportin e llogarisë përmbyllëse të Agjencisë dhe Draft-Raportin vjetor për punën e Agjencisë për vitin 2014.

Këshilli i Agjencisë i miratoi propozimet e drejtorit për ndërprerjen e procedurave të iniciuara për marrjen e lejeve për emetim radio dhe televiziv të TV Sonce, TV Shutell, RA Aleksandar Makedonski, TV Nova, TV Edo, RA Emi, RA B-97 dhe TV Llazhani.

Këshilli i Agjencisë miratoi vendim me të cilin lejohet ndryshimi në struktrurën pronësore të SHRD HOME Radio Skopje.

Këshilli i Agjencisë miratoi Draft – Rregullore për teknikat e reja reklamuese, Draft – Rregullore për përcaktimin e lokacioneve për përmbledhjen e sinjaleve të OJEKM dhe ofruesve të shërbime mediatike audiovizuele me kërkesë dhe Draft – Kodit të sjelljes së anëtarëve të Këshillit dhe të punësuarve në shërbimin profesional të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.Lidhur me Draft – Rregulloret ka filluar debati publik që do të zgjasë deri më 28.03.2015.

Këshilli i Agjencisë i miratoi këto rregullore:Rregullore për mënyrën e publikimit të të dhënave për punën e radiodifuzerëve dhe Rregulloren për përsosjen profesionale, arsimimin shtesë dhe specializimin e të punësuarve në shërbimin profesional të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Këshilli i Agjencisë i dha leje drejtorit të Agjencisë për realizimin e furnizimit publik për Mirëmbajtje (preventive) të sistemit për punën materiale – financiare, pagat dhe punën e magazinave.



Accessibility

Accessibility