Shkup, 04.03.2015 – Për shkak të mosrespektimit të nenit 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, respektivisht për shkak të mos pagesës së kompensimit për lejen për veprimtari radiodifuzive në afatin e caktuar, me propozim të drejtorit të Agjencisë, Këshilli i Agjencisë i miratoi vendimet për marrjen e lejeve për veprimtari radiodifuzive të SHRD TV BTR Nacional Zoran SHPK Shkup dhe SHRD TV AMAZON SHPK Shkup.
Këshilli i Agjencisë miratoi konkluzione për ndërprerjen e procedurave të iniciuara për marrjen e lejeve për emetim radio dhe televiziv të këtyre radiodifuzorëve:TV Spektra, TV Super Skaj, TB Dallga-Krt, RA Xhez FM, TV Kobra, RA Di-Xhej, TV Iris, TV Emi, TV Kiss, RA Çoki 5.