SHKUP, 10.2.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit mbledhjen e dytë e mbajti më 10 shkurt, në të cilën u shqyrtuan raportet e monitorimit të televizioneve terrestriale dhe të radiove në nivel shteti.
Anëtarët e KRD shqiptuan këto masa:
TV Alsat-M: dy vërejtje me shkrim,
Kanal5: dy vërejtje me shkrim,
TV Sitel: një vërejtje me shkrim me obligim publikimi dhe një vërejtje me shkrim.
Kanal5: dy vërejtje me shkrim,
TV Sitel: një vërejtje me shkrim me obligim publikimi dhe një vërejtje me shkrim.
KRD vendosi që TV Telma t’i drejtojë 3 ndërmendje.
Pas shqyrtimit të raporteve nga monitorimi i radiostacioneve në nivel shteti, KRD shqiptoi këto masa:
Radio Ros Metropolis: 2 vërejtje me shkrim me obligim publikimi, një vërejtje me shkrim dhe një ndërmendje.
Radio Antena5: 3 vërejtje me shkrim me obligim publikimi dhe një vërejtje me shkrim.
Kanal 77: 3 ndërmendje dhe një vërejtje me shkrim me obligim publikimi.
Radio Antena5: 3 vërejtje me shkrim me obligim publikimi dhe një vërejtje me shkrim.
Kanal 77: 3 ndërmendje dhe një vërejtje me shkrim me obligim publikimi.
KRD gjithashtu miratoi edhe Propozim-raportin e komisionit regjistrues për regjistrimin e bërë të mjeteve bazë, të materialit të imët, të materialeve dhe të pjesëve rezervë në magazinë dhe të kërkesave e të obligimeve të Këshillit të Radiodifuzionit të RM për vitin 2011.
KRD vendosi që të fillojë aktivitete përgatitore për të shpallur konkursin për të ndarë leje për serviset programore televizive përmes operatorëve të rrjeteve komunikuese publike (RrKP). Gjithashtu, do të shqyrtohet edhe mundësia për të ndarë leje për institucionet radiodifuzive jofitimprurëse për bashkësitë fetare.

KRD miratoi Analizën e ndjekjes së strukturës pronësore të radiopërhapësve dhe të obligimeve të tyre përsa i përket transparencës së pronësisë gjatë periudhës nga 1 korrik deri në 31 dhjetor 2011 dhe Analizën e mbikëqyrjes së obligimeve të RrKP: paketat e regjistruara, dënimet e shqiptuara, shkeljet më të shpeshta dhe masat e shqiptuara në tremujorin e fundit të vitit, që dalin si obligim nga NPAA 2011.
Pas miratimit të Raportit nga analiza e serviseve programore televizive të Servisit radiodifuziv publik RTM (maq. MRT) dhe të Raportit nga monitorimi i Servisit radiodifuziv publik-Pluralizmi politik në lajmet televizive, të cilat po ashtu dalin si obligim nga NPAA 2011, u vendos që është me interes këto dokumente t’i dërgohen RTM-së (maq. MRT).
KRD miratoi projekt-statutin e formimit të Rrjetit të trupave rregullatorë për media të Evropës Juglindore – SEENRA. Si iniciator kryesor i SEENRA, KRD ftoi të gjithë trupat rregullatorë të rajonit të EJL që të kyçen në këtë rrjet.

Këshilli shqyrtoi Informatën në lidhje me korrespondencën nga Kinoteka e Maqedonisë, që ka të bëjë me dërgimin e kopjeve nga programet televizive me interes publik të financuara nga taksa radiodifuzive përmes Këshillit të Radiodifuzionit dhe vendosi që të shqyrtohen mundësitë për riincizimin e projekteve me format digjital.
Pasi konstatoi që me ndryshimin e planifikuar nuk krijohet koncentrim mediatik i palejuar dhe se nuk thyhen dispozitat e Ligjit për veprimtari radiodifuzive, KRD vendosi që ta miratojë kërkesën për të ndryshuar strukturën pronësore të SHRT Radio Ohrid SHPK nga Ohri.